Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 17 Shtator 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza, kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetenëntë (29) persona.

Po ashtu, janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave dhe tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).                                  

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndryshme, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale. 


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    -    15-20    9-9    -    9-10    1-1    4-5    8-14    46-59
Ndalimet    2    11    2    6    2    3    -    3    29
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    2-2    -    -    1-1    -    1-1     1-1    5-5
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    2    -    -    -    -    -    1    -    3



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar dy (2) persona, për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar“, nga neni 414 i KPRK-së. Ndërkaq një (1) person tjetër është ndaluar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal  të organizuar” nga neni 277.

Sekuestrimet e përkohshme: 
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë dy sekuestrime në dy raste të ndara. Nga rasti i parë janë sekuestruar një  I-Phone 7, një I-Phone X-MAX, një çantë e vogël krahu së bashku me armën e shkurtë (revole) kalibri: 9X19 mm, dy karikatorë (jashtë armës) të së njëjtës armë, njëri me dhjetë (10) fishekë dhe tjetri me tetë (8) fishekë të kalibrit 9 mm LUGER, njëzet (20) fishekë tjerë (jashtë karikatorëve) të kalibrit 9mm LUGER dhe një brisk i vogël ngjyrë ushtarake, për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal  të organizuar”, nga neni 277, të KPRK-së.
Ndërkaq, nga rasti i dytë është sekuestruar një (1) celular modeli “Samsung Gallaxy Note 20“, si dhe të dy (2) sim kartela, pasi që dyshohet se këto janë përdorur për të kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar“, nga neni 414 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar katër (4) persona për veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit”, “Marrje e ryshfetit ” dhe  “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” dhe një (1) person për veprat penale “Rrëmbimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person , i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja” si dhe dy (2) persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave , për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor “,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave apo shenjave zyrtare”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një  (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. Ndërsa, Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar një  (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Dy  (2) aktakuza kundër dy  (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare”,
Dy  (2) aktakuza kundër dy  (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoges”,      
Dy  (2) aktakuza kundër dy  (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,      
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,      
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,      
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.      


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Pesë (5) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Fajdeja’’, ndërsa një (1) person për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.


 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Njëri është ndaluar për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, ndërsa, tjetri për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën  penale ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja”,  një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Detyrimi në tentativë”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”. 
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Grabitja’’.

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, për shkak të veprës penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje”, një (1) person tjetër nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe një (1) person tjetër nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja”. 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Shkarko raportin 24 orësh