Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


 Prishtinë, 07 shtator 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 (një) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    2 - 2    10 - 12    /    5 - 8    1 - 1    /    5 - 5    23 - 28
Ndalimet    /    5    /    3    /    1    /    /    9
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /     3 - 3    1 - 1    /    1 - 4            /    /    /    5 - 8
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Fajdeja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. 


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Ndërsa, një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, me dyshimin se kanë kryer veprat penale "Lëndimi i lehtë trupor", "Kanosja" dhe "Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë".

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale "Lëndimi i lehtë trupor",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Kontrabandimi i mallrave",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Vjedhja e shërbimeve",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Kanosja".


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar 1 (një) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “Dhunë në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për këtë veprën penale “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.
 


Shkarko raportin 24 orësh