Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 30 Korrik 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenëntë (109) aktakuza kundër njëqindetridhjetekatër (134) personave për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar, si dhe, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi. 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit,  me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    47-59    18-24    4-6    2-5    3-3    28-28    7-9    109-134
Ndalimet    -    2    1    6    3    1    1    -    14
Paraburgimet: kërkesat – personat-    -    -    -    1-1    -    -    -    -    1-1
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për këto vepra penale:
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tetë (8) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprat penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëznjeztekatër (24) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Peshkimi i kundërligjshëm”;
Dy (2) aktakuza kundër gjashte (6) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fillimi i procedurës penale për  veprat penale kundër pasurisë”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet nga Prokurori i Shtetit: 
Prokuroria Themelore e Pejës,  gjatë 24 orëve të fundit,  ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.  Një (1)  person i ndaluar për veprën penale “Kanosje”,  një (1) person i ndaluar për veprën penale “Sulmi”, një (1) person i ndaluar  për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”dhe dy (2) persona të ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” .

Kërkesat për caktimin e masës së parabrgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës,  gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale "Asgjësimi , dëmtimi  ose heqja  e pajisjeve  mbrojtëse dhe  rrezikimi  i sigurisë  në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  "Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve" ,

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprën penale  " Lëndim i lehtë trupor" ,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale  "Rastet e posaçme të falsifikimit" .


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një(1) person, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’ Rrezikimi i trafikut publik ’’,dhe një(1) person, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’ Lëndimi i lehtë trupor’’, një(1) person, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’ Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’ Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Grabitja’’,
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


  Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Kanosja”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Shkelja e urdhërit mbrojtës”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Mashtrimi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Sulmi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Deklarimet e rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.
 


Shkarko raportin 24 orësh