Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 28 Korrik 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetenjë (81) aktakuza kundër njëqind e një (101) personave, për vepra të ndryshme penale. 
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzet (20) persona të dyshuar, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, si dhe, janë paraqitur dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve kundër katër (4) personave, nën dyshimin e veprës penale “ Falsifikimi i parasë “, nga neni 296 i KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një automjeti.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit,  me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, si dhe, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar tre (3) persona, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.  Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    32-37    7-7    11-11    11-12    8-9    5-6    7-19    81-101
Ndalimet    -    7    7    1    1    1    3    -    20
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    3-3    -    -    1-1    1-2    1-3    -    6-9
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    1    -    -    1    -    -    -    -    2



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur kërkesë për sekuestrimin e përkohshem të sendeve kundër katër (4) personave, nën dyshimin e veprës penale “ Falsifikimi i parasë “, nga neni 296 i KPRK-së., ku me ç’rast janë sekuestruar:
• Telefon iphone 6s, ngjyrë ari,
• Telefon iphone 6s, ngjyrë hiri,
• Telefon iphone X Max,
• Armë automatike AK-47.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” dhe tre (3) persona, në tri raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet nga Prokurori i Shtetit: 
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Sulmi”.

Aktakuzat:
Pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave për vepër penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge",
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për vepër penale “Kanosje”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Vjedhje shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Ndërtimi pa leje” 
 
Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore e Pejës, ka paraqitur kërkesë për sekeustrimin e një (1) veturë e tipit  VË 53 I.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Deklarimet e rreme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Detyrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar,për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Përdorimi i armës, ose mjetit të rrezikshëm”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkelja e detyrimeve familjare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar tre (3) persona, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Tregtia e ndaluar”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tetë (8) personave për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale” Vrasja në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

 


Shkarko raportin 24 orësh