Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
, 26 Korrik 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndodhur një vdekje e dyshimtë në Podujevë. Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion, në IML dhe rasti vazhdon të trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë (9) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy (2) raste të ndara.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat
personat - - - - - - - -
Ndalimet - 3 1 2 2 - - 8
Paraburgimet: kërkesat - personat - - 2-9 - - - - 2-9
Bastisjet - - - - - - - -
Sekuestrimet - - - - - - - -
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person me urdhër arrest, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2( persona të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’ dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.
Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh,në dy (2) raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”, dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Shkarko raportin 24 orësh