Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 25 Korrik 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetedy (22) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka bërë një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për caktimin e masës se paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat
personat - - - - - - 2-3 - 2-3
Ndalimet - 6 10 4 - - 1 1 22
Paraburgimet: kërkesat - personat - 1-1 1-1 1-1 2-3 - 1-1 - 6-7
Bastisjet - - - - - - - - -
Sekuestrimet - - - - - - - - -
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.
Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, shtatë (7) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person nga Dragashi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
Po ashtu, nga ky departament janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë
Ndalime nga Prokurori i Shtetit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale
Tre (3) persona të ndalur për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1)person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore Gjilan
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Themelore, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.
Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Shkarko raportin 24 orësh