Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 24 Korrik 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetenëntë (59) aktakuza kundër shtatëdhjetepesë (75) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, është raportuar për një vdekje të dyshimtë në fshatin Rimanishtë, komuna e Prishtinës. Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML, si dhe rasti vazhdon të trajtohet “vdekje e dyshimtë”.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar. Ndërsa, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në katër raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat
personat - 24-29 9-16 - 10-11 2-3 11-13 3-3 59-75
Ndalimet - 1 1 - 6 - - 3 11
Paraburgimet: kërkesat - personat - 1-1 3-3 - 2-3 - - 1-2 7-9
Bastisjet - - - - - - - - -
Sekuestrimet - - - - - - - - -
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Sulmi seksual”, “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vrasja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, në tri raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale ”Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”;
Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në katër raste të ndara, ka ndaluar gjashtë (6) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’, tre (3) persona për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Themelore, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.
Prokuroria Themelore Gjakovë
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”,
Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Sulmi”.
Shkarko raportin 24 orësh