Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 21 Korrik 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndodhur një vdekje e dyshimtë në Prishtinë. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë” dhe trupi i pa jetë është dërguar për obduksion, në IML.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

2

6

4

1

-

1

-

14

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

2-2

1-1

-

-

-

1-1

-

4-4

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit të ekstradimit ndaj një (1) personi, për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Arratisja e personit të privuar nga liria”.

Rastet tjera me interes për publikun:

Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndodhur një vdekje e dyshimtë në Prishtinë. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë” dhe trupi i pa jetë është dërguar për obduksion, në IML.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara:

Në rastin e parë, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Ndërsa, në rastin e dytë një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) të dyshuar, në tri raste të ndara.

Në rastin e parë është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.

Në rastin e dytë është ndaluar një (1) person i dyshuar, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprat penale “Tregtia e ndaluar” dhe “Shmangia nga tarifat e detyrueshme doganore”;

Ndërsa, në rastin e tretë janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, nën dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona të ndaluar për veprën penale “Kanosja”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Ngacmimi” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Grabitja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Grabitja”.


Shkarko raportin 24 orësh