Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 17 Korrik 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza, kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetetre (23) persona, janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetëmbëdhjetë (18) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urdhër të prokurorit, në nëntë raste të ndara, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prokuroritë

 

 

Prokuroria

 

 

Prishtinë

 

 

Prizren

 

 

Pejë

 

 

Gjilan

 

 

Gjakovë

 

 

Mitrovicë

 

 

Ferizaj

 

 

Total:

 

 

 

 

 

Speciale

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aktakuzat

 

 

-

 

 

14-16

 

 

16-21

 

 

-

 

 

2-2

 

 

2-2

 

 

5-6

 

 

5-7

 

 

44-54

 

 

personat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndalimet

9

 

3

 

4

 

2

 

1

 

3

 

-

 

1

 

23

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Paraburgimet (apo masa

 

 

-

 

 

3-4

 

 

2-2

 

 

1-10

 

 

1-1

 

 

1-1

 

 

-

 

 

1-1

 

 

9-19

 

 

tjera): kërkesat - personat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bastisjet

-

 

-

 

-

 

-

 

-

 

-

 

-

 

-

 

-

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sekuestrimet

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urdhër të prokurorit, në nëntë raste të ndara, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar. Shtatë (7) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’ nga neni 143, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist“ nga neni 143, paragrafi 2, “Lehtësimi në kryerjen e terrorizmit“ nga neni 138, paragrafi 1 dhe “Rekrutimi për terrorizëm“ nga neni 139 të KPRK-së, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist“ nga neni 143 paragrafi 2, “Nxitja e urrejtjes përçarëse ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik“ nga neni 147 dhe “Rekrutimi për terrorizëm“ nga neni 139, të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit
shtëpiak ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ngacmimi”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Transplantimi i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore” dhe “Shmangia nga tatimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tri raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Sulmi”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Shkarko raportin 24 orësh