Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 13 korrik 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar tridhjetegjashtë (36) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente, janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me kërkesë të prokurorit të shtetit, është sekuestruar një (1) automjet transportues kombi i markës “Peugeot ekspert” dhe masë drusore e llojit “Breu” – dru teknik, pa leje transporti në sasi 2.00 m³.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrimin e një automjeti dhe masës drusore.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në gjashtë (6) raste të ndara, si dhe, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në tri raste të ndryshme dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

14 - 15

7 - 13

4 - 4

4 - 6

2 - 2

3 - 3

10 - 14

44 - 57

Ndalimet

/

14

1

6

2

9

/

4

36

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 - 2

2 - 2

/

1 – 2

     /

/

/

5 - 6

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

1

/

/

/

/

1



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, në tri raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Mashtrimi” dhe dy (2) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhunimi”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi dhe mosekzekutimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Po ashtu, edhe nga Departamenti i Përgjithshëm, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Tre (3) persona të ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) persona të ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhunimi”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

 

Sekuestrimet:

Një (1) automjet transportues kombi i markës “Peugeot ekspert” dhe masë drusore e llojit Breu – dru teknik, pa leje transporti në sasi 2.00 m³.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh,  në gjashtë (6) raste të ndara. Katër (4) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Sulmi”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe,  një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Sulmi”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Vjedhja e rëndë në tentativë” dhe “Vjedhja”, kurse, një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.


Shkarko raportin 24 orësh