Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 09 qershor 2021 –Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenëntë (49) aktakuza, kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dymbëdhjetë (12) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, ka bërë katër (4)  kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në 2 raste të ndara, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    27 – 35     4 – 4     1/1    5 – 7     3 – 3     1/1    8/8    49/59
Ndalimet    /    6    3    1    2    3    /    2    17
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    3 – 3      4 - 6      /    2 – 3      /    /    /    9/12
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe tre (3) persona, në tri raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, 
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shantazhi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar tre (3) persona, një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 i KPRK-së. Një (1) person është ndaluar  nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së. Ndërkaq, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.    
     
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 i KPRK-së. Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 240 i KPRK-së. Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.   Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë” nga neni 313 - 28 të KPRK-së.     

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.                
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.     
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “nga neni 269 i KPRK-së. 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi   për veprën penale “Mbajta ne pronësi kontroll apo posedim te pa autorizuar te armëve“ nga neni 366 par. 1 te KPK-së.;


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se njëri ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, ndërsa tjetri ka kryer veprat penale ‘’Dhunimi’’ dhe ‘’Kanosja’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhunimi’’ dhe ‘’Kanosja’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në 2 (dy) raste të ndara, 1 (një) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë”, 1 (një) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje”, 1 (një) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale: 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut Publik”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.
 


Shkarko raportin 24 orësh