Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 6 Qershor 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit me aktvendim të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona, për shkak të veprave të ndryshme penale.
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë    Prokuroria Prishtinë Speciale    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat personat    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Ndalimet    /    7    /    5    1    3    /    /    16
Paraburgimet:
kërkesat - personat    /    1/1    /    /    /    /    /    /    1/1
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë në tentativë” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


e personave me urdhër të prokurorit:

Një (1) aktvendim për një (1) person për vepra penale “Vrasje në tentative” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe vepër penale “mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së;

Një (1) aktvendim për një (1) person për vepër penale “mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së;

Një (1) aktvendim për një (1) person, vepra penale "Sulmi ndaj personit zyrtar" nga neni 402 i KPRK-së; Dy aktvendime per dy (2) persona, vepra penale “dhunë në familje” nga neni 248 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ’’Dhuna në familje’’. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ’’Shkelja e detyrimeve familjare’’.


Shkarko raportin 24 orësh