Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 05 prill 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 


Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” .

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar dhe ndaj të njëjtit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit për veprën penale “Dhunë në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    /    /    /    /      /    /     /    / 
Ndalimet    /    5    /    1    /    1    /    2    9
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /     2 – 2     1 – 1      1 - 1    /      /    /    /    4 – 4 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe katër (4) persona, në katër raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi , për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi , për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” lidhur me “Dhunë në familje”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” .
 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person tjetër, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.


Shkarko raportin 24 orësh