Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 04 prill 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).           
            
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar dhe ndaj të njëjtit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit për veprën penale “Dhunë në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit,  janë  ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    /    /     /    /      /    /     /     /
Ndalimet    /    5    1    1    2    2    /    /    11 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /     1 – 1    1 – 3     1 - 1    2 – 2        2 - 2    /    /    7 – 9 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”, dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi , për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” .
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personi të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
 


Shkarko raportin 24 orësh