Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 03 prill 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e paraburgimit të njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Terrorizmi”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar pesë (5) persona, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).            
    
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar dhe ndaj të njëjtit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit për veprën penale “Dhunë në familje”.         

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit,  është  ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, është ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave të dyshuar.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Grabitja“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Grabitja“.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    22 – 29     5 – 6     /    2 – 2      1-2    6 – 10    2 – 2    38 – 51 
Ndalimet    /    4    5    1    /    1    1    1    13
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    1 – 1    5 – 5     2 – 2     ⦁    1         /      /    1 - 1    1 - 1    11 – 11 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për caktimin e paraburgimit ( për qëllim të realizimit të ekstradimit )
Prokuroria Speciale ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Terrorizmi”, nga neni 394-b pr 1.1 në lidhje me nenin 22 nga KP, nën p.1 të dispozitivit sipas Kodit  penal të Maqedonisë së veriut.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” lidhur me “Dhunë në familje”.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi , për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale “Dhunimi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së procedurës”.


 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar pesë (5) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i parasë” .
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së dhe “Lëndimi i rëndë trupor”. 

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.                 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” ,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” .


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Grabitja“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Grabitja“.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” ;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.


 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.


Shkarko raportin 24 orësh