Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 26 mars 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjeteshtatë (87) aktakuza kundër nëntëdhjeteshtatë (97) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetetre (23) persona të dyshuar, janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj njëzetetetë (28) personave të dyshuar, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim, për shkak të dyshimit të veprave penale: “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj njëmbëdhjetë (11) personave, si dhe ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër  pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar në pesë raste të ndryshme dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave të pandehur.
Po ashtu, kjo prokurori, ka bërë kërkesë për sekuestrim, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    36-43    10-10    5-5    20-23    2-2    11-11    3-3    87-97
Ndalimet    /    1    4    3    1    /    3    11    23
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    2-8    2-11    /    1-1    2-2    /    /    3-6    10-28
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    1    1
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Një (1) kërkesë është bërë kundër tre (3) personave për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 391 paragrafi 1, dhe “Kontrabandimi me migrant” nga neni 164 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të KPRK-së. 

Ndërkaq, një (1) kërkesë është bërë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 391 paragrafi 1, dhe “Kontrabandimi me migrant” nga neni 164 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për trajtim psikiatrik ndaj një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.


Prokuroria Themelore Prizren


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Një (1) person është ndaluar 48 orë për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person për veprën penale “Kanosje” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”.
 
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, njërën për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, ndërsa, tjetrën për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘Vjedhja e shërbimeve’’,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Mashtrimi” dhe një (1) person, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për  këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kurse, një (1) person tjetër është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, nën dyshim se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë kundër katër (4) personave të pandehur, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ky Departament, ka bërë edhe një (1) kërkesë tjetër kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë ndaj një (1) personi të pandehur për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Sekuestrimet:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim, për shkak të dyshimit të veprave penale: “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku me ç ‘rast janë sekuestruar:
⦁    3 Granatahedhës dore  (Trobllon),
⦁    6 Mbushës granatahedhësi (tromblloni),
⦁    1 Granatahedhës dore ( zollë ),
⦁    2 Armë e gjatë AK-47,
⦁    1 Armë gjuetie,
⦁    6 Armë e shkurtër- 100 municion,
⦁    Arka me municion të kalibrit 7,62 mm,
⦁    5 arka të mëdha me fishek (AK-47)- 8250,
⦁    12 Arka të vogla me fishek (AK-47) -180,
⦁    8 karikator (4 të mbushur) – 120,
⦁    Total  8550
⦁    1 Mjete për pastrimin e armëve,
⦁    Pjesë të pushkëve -Disa kondak,
⦁    1 Dylbi,
⦁    4 Automjete,
⦁    1 Telefon,
⦁    2 Llaptop,
⦁    2 USB,
⦁    1 Shufër dhe
⦁    1 Pranga.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosje”.
 


Shkarko raportin 24 orësh