Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 06 mars 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit dhe letër rreshtimit qendror dhe ndërkombëtarë, kundër një (1) personi,  për veprën penale “Transplantimi i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore” nga neni 259 paragrafi 5 paragrafi 6 dhe paragrafi 7 të KPRK-së, si për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” neni 277 paragrafi 1 dhe për veprën penale “Pastrimi i parave” nga neni 308 i KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundi ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar 48 orë. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë“ . Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale. 


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    9 – 12     6 – 12     /    5 - 5     /    4 – 4     5 – 5     29 – 38 
Ndalimet    /    3    /    1    /    /    2    2    8
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    1 – 1     /    /    /    /    /    /    1 – 1 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit dhe letër rreshtimit qendror dhe ndërkombëtar:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit dhe letër rreshtimit qendror dhe ndërkombëtarë, kundër një (1) personi,  për veprën penale “Transplantimi i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore” nga neni 259 paragrafi 5 paragrafi 6 dhe paragrafi 7 të KPRK-së, si për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” neni 277 paragrafi 1 dhe për veprën penale “Pastrimi i parave” nga neni 308 i KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere”.


 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat: 
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;     
Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311 i KPRK-së;        
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 i KPRK-së.


 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundi ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar 48 orë.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë“ . 
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“ .

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe  “Lëndim i rëndë trupor” dhe një (1) person nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.


Shkarko raportin 24 orësh