Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 02 Mars 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenëntë (49) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njezetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë ndalimin e një (1) personi dhe ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj katër (4) personave, i dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj pesë (5) personave  për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit një trup i pajetë është dërguar për obduksion.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë“, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprave të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara.
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    23-28    -    3-5    4-4    5-9    14-14    -    49-60
Ndalimet    -    6    1    2    -    -    1    2    12
Paraburgimet:
kërkesat - personat    -    1-1    1-4    1-1    -    -    2-2    -    5-8
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -



Prokuroria Themelore Prishtinë


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njezetetetë (28) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga tatami”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e një (1) personi, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”  dhe një kërkesë tjetër për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” .


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurori të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Deklarimi i rremë” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera:)
Prokuroria Themelore e Pejës, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për vepër penale “Cenimi i paprekshmërisë se mjeteve motorrike”.

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Ndërtimi pa leje",
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale "Lëndimi i lehtë" ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Vjedhja e shërbimeve".

Rastet tjera me rëndësi për publikun:
Me urdhër të prokurorit të shtetit, një trup i pajetë është dërguar për obduksion.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “ Grabitje në tentativë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për verpën penale “ Grabitje në bashkëkryerje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale”Rrezikim i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë“.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë“.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor“.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Grabitja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Tregtia e ndaluar”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosje”. 


Shkarko raportin 24 orësh