Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 27 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindepesëdhjetë (150) aktakuza kundër njëqindenëntëdhjetetre (193) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa me urdhër të prokurorit janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave dhe janë bërë dy
⦁    kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, për veprën penale “Vjedhje e kryer me ndihmën e ndërhyrjes” nga neni 461 dhe 467 të Kodit Penal të Luksemburgut, si dhe veprës penale “Mbajtja dhe/ose konvertimi i pastrimit të parave” nga neni 506-1 të Kodit Penal të Luksemburgut, vepra të cilat parashihen në KPK si dhe në Ligjin mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër shtatëdhjetenëntë (79) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë    Prokuroria
Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    63 – 79    13-14    4 – 5    21-25    -    36 – 47    13 – 23    150-193
Ndalimet    -    1    -    -    -    2    -    -    3
Paraburgimet:
kërkesat - personat    -    2 – 2    -    -    -    -    -    -    2-2
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    1    -    1    -    -    -    -    -    2



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë sekuestrim të përkohshëm, për veprën penale “Vjedhje e kryer me ndihmën e ndërhyrjes” nga neni 461 dhe 467 të Kodit Penal të Luksemburgut, si dhe veprës penale “Mbajtja dhe/ose konvertimi i pastrimit të parave” nga neni 506-1 të Kodit Penal të Luksemburgut, vepra të cilat parashihen në KPK si dhe në Ligjin mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.


Prokuroria Themelore Prishtinë


Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.
Ndërsa, Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër shtatëdhjetenëntë (79) personave, për këto vepra penale:
Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Dhjetë (10) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, Gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,


Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”, Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së dhe “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së;


Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së, “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së dhe “Mospërfillja e gjykatës” nga neni 393 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prodhimi i ndaluar” nga neni 300 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së; Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 321 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Ndërtimi pa leje” nga neni 359 i KPRK-së dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” nga neni 406 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 i KPRK- së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të 15 pakove me substancë narkotike, të llojit marihuanë, në sasi të përgjithshme prej 7.83kg.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër, pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për këto vepra penale:
Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i rezultateve të votimit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”, dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.


Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Tregtia e ndaluar”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”; Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Përhapja e sëmundjeve ngjitëse”; Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ligji mbi miniera dhe minerale”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Kanosje”;
Tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”; Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur trembëdhjetë (13) kundër njëzetetre (23) personave për këto vepra penale: Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër tetë (8) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”,


Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve” Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.


Shkarko raportin 24 orësh