Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 21 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një
⦁    kërkesë për cakticmin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurori të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë“.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë    Prokuro ria
Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Ndalimet    -    2    -    3    2    -    1    4    12
Paraburgimet apo kërkesat tjera:
kërkesat - personat        1-1    -    -    1-2    1-2    -    1-2    4-7
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -



Prokuroria Themelore Prishtinë


Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar ndaluar për vepra të ndryshme
penale. Me aktvendim të prokurori të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person tjetër është ndaluar për veprën penale “Sulmi”, ndërsa,
një (1) person është ndaluar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë“.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”dhe dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtin kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Shkarko raportin 24 orësh