Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 30 janar 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindeshtatëmbëdhjetë (117) aktakuza kundër njëqindedyzetekatër (144) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka  ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë  (15)  personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza pesë (5) personave.

 

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar. Po ashtu kjo prokurori, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tridhjetë e tre (33) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

17 – 20

20 – 26

15 – 15

5 – 5

15 – 21

33 – 43

12 -14

117 – 144

Ndalimet

/

/

1

2

3

1

/

/

7

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3 – 3

/

/

/

1 – 1

/

/

4 – 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 3 i KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kontrabandimi me migrant” nga neni 164 i KPK-së;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPK-së;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së;

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi” nga neni 182 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 333 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Gjuetia e kundërligjshme” nga neni 350 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 360 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 i KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Pejë

 


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë”.

 

Aktakuzat:

Dy(2) aktakuza kundër dy  (2) personave për vepër penale "Vjedhje e shërbimeve"

Dy  (2) aktakuza kundër dy(2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”

Tri (3) aktakuza kundër tre  (3) personave për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”

Dy (2) aktakuza  kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale "Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge".

 

 

 

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Ngacmimi’’, ndërsa, dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhuna në famije”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ”Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, si dhe,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tridhjetë e tre (33) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për shkak të veprës penale

“Vjedhje”;

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve” ;

Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje  e rëndë”;

Tre (3) aktakuza kundër tetë (8) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore  ose tarifave akcizore” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i besimit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ndotja e ujit të pijshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” ;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak te veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

 


Shkarko raportin 24 orësh