Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 28 janar 2021 – Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetë (80) aktakuza, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, si dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).           

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48  orësh. Gjithashtu, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

31 – 38

10 – 12

/

7 – 7  

3 – 3

14 – 16

15 – 17

80 – 93

Ndalimet

1

5

1

2

/

1

/

/

10

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

1 – 2

/

/

/

/

/

2 – 3

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Tregtia e ndaluar” nga neni 305 paragrafi 2 dhe 3 të KPRK-së si dhe veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” nga neni 318 paragrafi 2 dhe 3 të KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mospërfillja e gjykatës”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe një (1) person, me urdhër arrest, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Rrëmbimi”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Grabitja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-së.   

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren,  ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të dyshimit e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.                         

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Deklarimet e rreme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është  ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Sulm seksual”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”, si dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale

“Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”;

Tre  (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;

Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

 

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë  kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 


Shkarko raportin 24 orësh