Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 26 janar 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetedy (62) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) person për 48 orë për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër  njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

3 – 3

6 – 6

5 – 7

20 – 24

3 – 4

14 – 16

11 – 11

62 – 71  

Ndalimet

/

6

/

4

1

1

/

/

12

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

/

/

1 – 1

/

/

/

1 – 1

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë në tentativë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosja”, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i KPRK-së dhe “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së.  

 


Prokuroria Themelore Pejë

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i KPRK-së dhe “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së.  

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për këto vepra penale:

Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Sulmi”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ”Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, si dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shmangia nga tatimi”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” ;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak te veprës penale “Vjedhje e rëndë”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak te veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi” ;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale

“Kanosja” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e pyllit” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e  rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.


Shkarko raportin 24 orësh