Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 25 janar 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka praqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

/

/

1

1

/

/

/

2

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2-3

2-2

/

1-2

/

/

/

5-7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja”.


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person,  nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet nga prokurori i shtetit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm nga liria. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.


Shkarko raportin 24 orësh