Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 22 janar 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenëntë (79) aktakuza kundër nëntëdhjetenjë (91) personave, për vepra të ndryshme penale.  

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar, një (1) kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndaj një (1) personi, si dhe është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, si dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim.        

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit,  ka ndaluar për 48 orë një (1) person dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi. Gjithashtu, janë ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

27-29

4-7

17-17

16-16

2-3

10-12

3-7

79-91

Ndalimet

/

4

/

1

1

1

/

2

9

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

1-1

2-3

/

1-1

/

2-3

/

/

6-8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

1

/

/

/

/

/

1



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Bashkimi ose pjesëmarrja në ushtrinë dhe policinë e huaj, në formacionet paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale në çfarëdo forme të konfliktit të armatosur jashtë territorit të Republikës së Kosovës” , nga neni 3 par.4 të Ligjit nr.05/L-002, për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës.


Prokuroria Themelore Prishtinë

 
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe dy (2) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ndihma”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për këto vepra penale:

Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.


Prokuroria Themelore Prizren

 
Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” .

 

Sekuestrimet:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka sekuestruar një (1) automjet të tipit “Audi”, nën dyshimin se dokumentet e veturës janë të falsifikuara.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet nga prokurori i shtetit:

 Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi, për veprën penale “Mbajtja  në kontroll, pronësi apo posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi, për veprën penale “Tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”,
Një (1)  aktakuzë  kundër një (1) personi, vepër penale "Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge".


Prokuroria Themelore Gjilan


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar. Një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit është bërë ndaj dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitje”, dhe një kërkesë ndaj (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“,

Një  (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak te veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje e  rëndë”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona të dyshuar. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosje “ dhe një (1) person tjetër nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

 Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

 


Shkarko raportin 24 orësh