Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 21 janar 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetepesë (65) aktakuza kundër shtatëdhjetë (70) personave, për vepra të ndryshme penale.  

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).     

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.            

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashte  (6) aktakuza kundër gjashte (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

23-23

13-15

/

15-15

6-8

6-6

2-3

65-70

Ndalimet

/

7

/

7

/

3

/

/

17

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3-3

/

/

/

2-5

/

/

5-8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën ”Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe dy (2) persona të përfshirë në të njëjtin rast, njëri për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ndërsa tjetri për veprën penale “Ndihma”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore  ose tarifave akcizore”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Tregtia e ndaluar”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”   ,

 Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vetëgjyqësia” ,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” ,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” .


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, shtatë (7) persona të dyshuar në raste të ndara.

Dy (2) persona janë ndaluar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,kurse,  dy (2) persona tjerë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi” dhe një (1) person tjetër për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:

Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në dy (2) raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Grabitje”,dhe  një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave të dyshuar. Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit është bërë ndaj katër (4) personave për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ““Grabitje në tentativë”, dhe një (1) kërkesë ndaj (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Grabitje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Tri  (3) aktakuza kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër nje (1) personi për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kanosje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.


Shkarko raportin 24 orësh