Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 20 janar 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetekatër (24) persona të dyshuar, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacionin policor, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacionin policor për një (1) person, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur edhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

19-20

12-13

/

3-3

1-1

5-5

4-4

44-46

Ndalimet

/

10

/

4

1

7

/

2

24

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1-1

1-1

1-1

1-1

1-2

/

 2-2

7-8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

1

1

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën ”Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacionin policor për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë”.


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:                   

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,    

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale.
Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i rezultateve të votimit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, në tre (3) raste të ndara. Katër (4) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitje në tentativë”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Grabitje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “ Kanosje” dhe një (1) person tjetër, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kanosje” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje”.

 

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm:

  • të veturës së markës “Mercedes” E-220D dhe
  • 4000 x2 euro bankënota të metalit gjithsej 8000 euro,
  • kartëmonedha të letrës në vlerë 3000 euro,
  • si dhe 645 euro të sekuestruara në portofolin e njërit  të pandehur, kartëmonedha këto të dyshuara se janë të falsifikuara, me çka dyshohet se është kryer vepra penale “Falsifikim i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KRPK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosje”.

 


Shkarko raportin 24 orësh