Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 19 janar 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetetre (73) aktakuza kundër tetëdhjetë (80) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar 48 orë, si dhe janë ngritur gjithsej pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë  (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

11-11

12-17

15-15

20-20

3-3

6-7

6-7

73-80

Ndalimet

/

3

1

1

/

2

/

1

8

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1-1

2-2

/

/

/

/

 /

3-3

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Detyrimi” dhe “Vetëgjyqësia” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person të mitur për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:                   

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar 48 orë.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë  (15) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2)  personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë se huaj”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për  veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale   “Sulmi ”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kudër një (1) personi për veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kudër një (1) personi për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”,

Një (1) aktakuzë kudër një (1) personi për veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Tre  (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një  (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Shkarko raportin 24 orësh