Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 17 janar 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej për 48 orësh.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatjer prej 48 orësh dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) perosna të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
 
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

5

1

1

1

1

1

2

12

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1-3

/

2-3

/

/

1-1

/

4-7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria Themelore Prishtinë

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) persona për 48 orë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas nenit 370 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore Pejë

Ndalime nga prokurori i shtetit:

 Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së apraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi seksual”  dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për shkak të dyshimit  se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’, ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’, ndërsa, një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’.

Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “ Kanosje”.

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale ”Kanosje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Kanosje”.

Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Shkarko raportin 24 orësh