Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 16 janar 2021Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, prokuroritë themelore kanë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetepesë (65) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona për 48 orë, si dhe janë bërë tetë (8)  kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër njëmbëdhjetë (11) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” si ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundë një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar për një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për autopsi për trupin e gjetur pa shenja jete, në Prishtinë.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë ëpr caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, si dhe ka ngritur ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur gjithsej tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave.

 Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka  ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh ,si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për  caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

4-4

8-10

3-3

25-26

4-4

9-9

8-9

60-65

Ndalimet

1

4

5

1

/

1

/

1

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

     1-1

4-4

1-4

/

1-1

/

/

1-1

8-11

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për  veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

  


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej për 48 orë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të KPRK-së, “Kanosja” sipas nenit 181 të KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas nenit 185 të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit parburgimit për katër (4) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të KPRK-së, “Kanosja” sipas nenit 181 të KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas nenit 185 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti I Përgjtihshëm,  ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje” .

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:


Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge",

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale "Rrezikimi i trafikut Publik" ,


Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1)kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale  ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për këto vepra penale:

Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i rezultateve të votimit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale”Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Zjarrëvënia”.

 

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi per shkak te vepres penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;

Një  (1) aktakuzë kunder një (1) personi për shkak të veprës penale “Kontrabandimi i mallrave” ;

Një  (1) aktakuzë kunder një (1) personi për shkak të veprës penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”;

Një  (1) aktakuzë kunder një (1) personi për shkak të veprës penale “Vetëgjyqësia”;

Një  (1) aktakuzë kunder një (1) personi për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një  (1) aktakuzë kunder një (1) personi për shkak të veprës penale “Vjedhje  e rëndë” ;

Një  (1) aktakuzë kunder një (1) personi për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj,Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.

 


Shkarko raportin 24 orësh