Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 15 janar 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër shtatëdhjetetre (73) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona për 48 orë, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave të dyshuar, si dhe janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

32 – 33

13 – 18

/

5 – 5  

6 – 9

2 – 2

5 – 6

63 – 73

Ndalimet

/

3

1

2

1

/

/

/

7

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

/

1 – 1

/

2 – 5

/

/

3 – 6

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas nenit 248 të KPRK-së .

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprat penale “Vjedhja grabitqare” nga neni 316 dhe  “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 i KPRK-së;

Tetë (8) aktakuza kundër një (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Vjedhja” nga neni 269 dhe ‘’Kanosja’’ nga neni 181 i KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë e Pejës, janë ndaluar dy (2) persona, një (1) person për veprën penale “Vjedhje të rëndë” dhe një (1) person për veprën penale “Kanosje”.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, për veprën “Dhunë familje”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale  ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave të dyshuar, në dy raste të ndara.  Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit është bërë kundër katër (4) personave për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Kanosja”, dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.


Shkarko raportin 24 orësh