Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 14 Janar 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza, kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu, janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë (9) personave të dyshuar, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dy (2) personave dhe dy (2) kërkesa për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për letër rreshtim vendor dhe ndërkombëtar kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer disa vepra penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për dy (2) persona, dy (2) kërkesa për ekzaminim psikiatrik për (2) persona, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka bërë dy (2) kërkesa për paraburgim ndaj katër (4) personave, dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, në Prishtinë, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

9-9

4-11

9-10

6-6

5-6

9-9

4-5

46-56

Ndalimet

-

2

-

6

1

 

-

-

9

Paraburgimet (apo masa tjera): kërkesat - personat

-

5-6

-

2-4

1-1

-

-

 -

8-11

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

2

-

-

-

-

2

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për letër rreshtim vendor dhe ndërkombëtar kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“ nga neni 300 paragrafi 1, “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 2 , “Shmangia nga tatimi“ nga neni 313 paragrafi 2 , dhe “Shpërlarja e parave“ nga neni 302, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Shkelja e detyrimeve familjare’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim të ekzaminimit psikiatrik për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.

Ndërsa, Departmanenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim të ekzaminimit psikiatrik për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”.

 

 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Vjedhja grabitqare” dhe  ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka  ndaluar  gjashtë (6) persona, për vepra të ndryshme penale. Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë dy (2) kërkesa për paraburgim ndaj katër (4) personave. Në kërkesë e parë është  kërkuar caktimi i masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë’’, ndërsa, në kërkesë e dytë është kërkuar caktimi i masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Sekuestrimet:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të dy (2) automjeteve, të cilat dyshohen të jenë  përfituar përmes veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”.  

  • Një (1) automjet i markës Nissan (J) me rimorkio të hapur, me ngjyrë të kaltër, pa targa, me origjinë gjermane, i paregjistruar gjerë me tani në Kosovë, si dhe  çelësi i veturës,
  • Një (1) automjet i markës Golf II, ngjyrë hiri dhe çelësi i veturës.

 


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë kundër (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tejkalimi i vetëmbrojtjes”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një 1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale  ‘’Dhuna në familje’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, në Prishtinë, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i rezultateve të votimit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto penale:

 

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

 

 


Shkarko raportin 24 orësh