Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 8 Janar 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë dhe ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër
një (1) personi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë |
Prokuroria Speciale |
Prishtinë |
Prizren |
Pejë |
Gjilan |
Gjakovë |
Mitrovicë |
Ferizaj |
Total: |
Aktakuzat personat |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Ndalimet |
/ |
2 |
3 |
5 |
/ |
3 |
1 |
1 |
15 |
Paraburgimet: kërkesat - personat |
/ |
/ |
1-1 |
2-4 |
/ |
/ |
/ |
1-1 |
4-6 |
Bastisjet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Sekuestrimet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së dhe një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 lidhur me “Tentativa” nga neni 28 i KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona me aktvendim të prokurorit të shtetit. Dy (2) persona në raste të ndara janë ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa, tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar 48 orë.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, njëra kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa në kërkesën tjetër ndaj tre (3) të pandehurve për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale, “Dhuna në familje” dhe ”Kanosje”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”.
Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale ”Dhunë në familje”.
Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person të mitur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të mitur për shkak të dyshimit se i njëjtit ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Shkarko raportin 24 orësh