Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 06 janar 2021 –  Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetre (33) aktakuza, kundër tridhjetepesë (35) personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit kundër një (1) personi për veprat penale: “ Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm “, nga neni 300 par.3 lidhur me par.1 te KPRK-së, “ Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 par.2 të KPRK-së, “ Shmangie nga tatimi “ nga neni 313 par.1 lidhur me par.3 te KPRK-së, “ Shpërlarje e parave “ në kundërshtim me nenin 302 të KPRK-së.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona, si dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të pandehurit janë dërguar në ndalim.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka  ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër dy (2) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të mitur dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

26-27

3-3

/

/

/

3-4

1-1

33-35

Ndalimet

/

7

3

3

/

2

/

1

16

Paraburgimet:

 kërkesat – personat

1-1

3-5

1-1

/

/

2-2

1-1

/

8-10

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


 Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë një kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit kundër një (1) personi për veprat penale: “ Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm “, nga neni 300 par.3 lidhur me par.1 te KPRK-së, “ Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 par.2 të KPRK-së, “ Shmangie nga tatimi “ nga neni 313 par.1 lidhur me par.3 te KPRK-së, “ Shpërlarje e parave “ në kundërshtim me nenin 302 të KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shtrëngimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


  Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.  Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140 i KPRK-së.  

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi” nga neni 182 i KPRK-së.  

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjtihshëm, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” ,

 


Prokuroria Themelore Pejë

 
Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:
Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndara për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona janë ndaluar 48 orë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa,  një (1) i mitur është ndaluar për 24 orë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Kanosje”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara.  Një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak është bërë kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rezikim i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimi ndaj  një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër kater (4) personave, për  këto vepra penale:

Një  (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personai, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi i mallrave”,

Një (1) aktakuz kundër një (1) personai për shkak të veprës penale” Dhuna në familje”,

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 24 orësh, një (1) person të mitur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

    


Shkarko raportin 24 orësh