Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 31 Dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindegjashtëdhjetë (160) aktakuza, kundër njëqindenëntëdhjetenjë (191) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dy (2) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntëdhjetenjë (91) aktakuza kundër njëqindenëntë (109) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak për dy (2) persona dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).        

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka  ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.      

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

91-109

3-3

27-29

16-24

4-5

1-2

18-19

160-191

Ndalimet

-

-

2

-

2

2

-

-

6

Paraburgimet (apo masa tjera): kërkesat - personat

-

-

1-2

-

-

-

-

2-2

3-4

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntëdhjetenjë (91) aktakuza kundër njëqindenëntë (109) personave, për këto vepra penale:

Gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprën penale “Kanosja”,

Shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

 

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave pajisjeve apo materialeve narkotike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

 

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.  

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

 


Prokuroria Themelore Pejë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka  ngritur njëzeteshtatë  (27) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për këto vepra penale:

Njëzetenjë  (21) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për veprën penale "Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale "Lëndimi i lehtë trupor",

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale "Mashtrimi",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll  ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Rrezikimi i trafikut publik",

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Vjedhja’’ dhe ‘’Vjedhja e rëndë’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Vjedhja’’ dhe ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’ Vjedhja e rëndë’’ dhe ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe ‘’Vjedhja grabitqare’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndët trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Sulmi”.

 

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër  nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:  

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shantazhi”.

 

 


Shkarko raportin 24 orësh