Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 30 Dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

11-13

6-11

/

2-3

8-8

4-10

13-15

44-60

Ndalimet

/

3

2

/

/

3

1

2

11

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

3-7

/

/

/

1-1

 /

4-8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:                   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë“

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’Vjedhja e rëndë’’, ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre (3) raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhuna në familje”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Rrezikimi i trafikut publik”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillje e Gjykatës”, dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale ”Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Një  (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Deklarimi i rremë nën betim”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një  (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale  “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

 


Shkarko raportin 24 orësh