Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


 Prishtinë, 29 Dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetekatër (64) aktakuza, kundër njëqindenëntë (109) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetegjashtë (26) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër pesë (5) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona për 48 orë, ka bërë dy (2) kërkesa për paraburgim ndaj dy (2) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj pesë (5) personave, si dhe, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).                 

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesë  (5) aktakuza kundër pesë  (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

27-47

7-9

5-5

6-8

-

4-4

15-36

64-109

Ndalimet

-

2

14

1

2

7

-

-

26

Paraburgimet (apo masa tjera): kërkesat - personat

-

-

3-7

-

-

-

-

 1-1

4-8

Bastisjet

-

-

 

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

 

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe shtatë (7) persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar katër (4) persona për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjtit ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak për pesë (5) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:          

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”.  Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ngritur pesë  (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre  (3) personave për veprën penale "Lëndimi i lehtë trupor",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Legalizimi i përmbajtjes së rreme",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Gjithashtu, në Departamentin e Përgjithshëm janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe, dy (2) persona të dyshuar janë ndaluar për të njëjtën vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja  e rëndë“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.  

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për këto vepra penale:  

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor ”,

Tri (3) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangieje nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore dhe tarifave akcizore”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Shkarko raportin 24 orësh