Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 23 dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orë të fundit prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kanë ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).           

 

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundi ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit të dy (2) personave, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Gjithashtu, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur (9) aktakuza kundër nëntë personave (9) për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1 – 4

20 – 27

16 – 24

/

8 – 11

6 – 11

3 – 3

9 – 9

63 - 89

Ndalimet

1

8

/

2

/

1

/

/

12

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

/

1 – 2

1 – 1  

/

/

/

3 – 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, në shkelje të nenit 142 të kodit penal të ish RSFJ, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 143 të KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve“ nga neni 328 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe për veprën penale “Detyrimi“ i mbetur në tentativë nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 1 dhe 20 të KPRK-së.

 

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja në tentativë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”, dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitje në tentativë”,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mashtrimi në detyrë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.     

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Prodhimi i ndaluar” nga neni 300 i KPRK-së.        

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.

Gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” nga neni 318 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 360 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191 i KPRK-së.  

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundi ka ndaluar dy (2) për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Grabitja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (4) personave për veprën penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (2) personave për veprën penale “Kontrabandim i mallrave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vjedhje e Rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosrespektim sipas dispozitave gjatë pandemisë”, dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

 

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur (9) aktakuza kundër nëntë personave (9) për këto vepra penale.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”

Një (1) aktakuze kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuza kundër Një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”

Dy (2) aktakuza me katërmbëdhjetë (14) persona për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) persona për veprën penale “Blerja, posedim, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Shkarko raportin 24 orësh