Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 20 dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit gjatë 24 orë të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Grabitje”.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

2

1

/

/

/

/

1

4

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

1 – 1

/

/

/

/

/

2 – 2

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 i KPRK-së.   

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka bërë kërkesë për caktimin paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së.    

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Grabitje”.

 


Shkarko raportin 24 orësh