Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 19 dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetenëntë (69) aktakuza kundër tetëdhjetetre (83) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, nëntë (9) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Gjithashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, të  veturës BMW x5, çelësi i veturës, leja e qarkullimit, telefoni Samsung note 10+, D#7 Prokurë datës 15.10.2020, një kaçavidë, mjete materiale në vlerë prej 161, 870.00 funta dhe 26,020.22 euro, si dhe një çantë në të cilat kanë qenë mjetet materiale, për shkak të veprës penale “Shpëlarja e parave” nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, të  veturës BMW x5, çelësi i veturës, leja e qarkullimit, telefoni Samsung note 10+, D#7 Prokurë datës 15.10.2020, një kaçavidë, mjete materiale në vlerë prej 161, 870.00 funta dhe 26,020.22 euro, si dhe një çantë në të cilat kanë qenë mjetet materiale, për shkak të veprës penale “Shpëlarja e parave” nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).   

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetët (28) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar tre (3) persona, për shkak të veprave të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Vjedhje e rëndë”. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur dy (2) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur (6) aktakuza kundër shtatë personave (7) për vepra të ndryshme penale.  

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

20 – 21

9 – 11

18 – 28

5 – 5

/

11 – 11

6 – 7

69 – 83

Ndalimet

/

2

1

1

/

/

3

2

9

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3 – 6

/

1 – 1

/

1 – 1

1 – 1

/

6 – 9

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

1

/

/

/

/

/

/

/

1

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, të  veturës BMW x5, çelësi i veturës, leja e qarkullimit, telefoni Samsung note 10+, D#7 Prokurë datës 15.10.2020, një kaçavidë, mjete materiale në vlerë prej 161, 870.00 funta dhe 26,020.22 euro, si dhe një çantë në të cilat kanë qenë mjetet materiale, për shkak të veprës penale “Shpëlarja e parave” nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer vepra të ndryshme penale.       

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;  

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;  

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së;  

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPRK-së.    

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”.  Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është  dërguar në ndalim 48 orësh.  

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë  kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Vjedhje”.

 

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale  “Rrezikimi i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për  vepër penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”

Një (1) aktakuza kundër një (1) personi  për veprën penale, mbajta ne pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armeve”

Një (1) aktakuzë e drejtpërdrejtë, kundër një (1) personi, për veprën penale "Vjedhja e shërbimeve"

Një (1) aktakuzë e drejtpërdrejtë, kundër një (1) personi, për veprën penale "Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave"  

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepër penale  “Vjedhje e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për vepër penale  “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mashtrimi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale "Falsifikim i dokumenteve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale "Sulmi"

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale "Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope deh analoge"

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale "Lëndim i lehtë trupor"

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale "Kanosje".

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna ne familje”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale ”Dhunimi”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale ”Vjedhje e rëndë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Vjedhje e rëndë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë  (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Tre  (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”;

Tre  (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje e shërbimeve”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndalur dy (2) persona për vepra të ndryshme penale një (1) persona për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, si dhe një (1) person për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur (6) aktakuza kundër shtatë personave (7) për vepra të ndryshme penale.  

Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim i pa autorizuar i narkotikeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtim i pasurisë ”.


Shkarko raportin 24 orësh