Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 29 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë nëntëmbëdhjetë (19) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim kundër tre (3) personave.

 

 

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

11

1

6

-

1

-

-

19

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

3-3

-

-

1-1

1-3

-

 -

5-7

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, dy (2) persona për veprën penale Grabitja, ndërsa tre (3) persona për veprën penale Vrasja në tentativë“. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar gjashtë (6) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale Vrasja“. Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“ .


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ndaluar gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale.  Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Rrëmbimi”,  dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Manipulimi me prova” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Sulmi”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, gjashtë (6) të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 


Shkarko raportin 24 orësh