Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 28 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetedy (72) aktakuza, kundër tetëdhjetepesë (85) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për paraburgim për një (1) person dhe ka ngritur njëzetetetë (23) aktakuza kundër njëzetekatër (24) persona, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e një (1) personi dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave.  

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

23-24

20-22

5-8

4-7

6-7

8-8

6-9

72-85

Ndalimet

-

3

1

1

1

2

-

-

8

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

1-1

-

1-1

-

-

-

 1-1

3-3

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

 

-

-

-

-

-

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime te renda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person për veprën penale Vrasja“. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”, dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngasja ne gjende te paaftë ose te dehur”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetetë (23) aktakuza kundër tridhjetekatër (24) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm ka bërë ndalimin e një (1) personi, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja  e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër katër  (4) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Vjedhja e shërbimeve" ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Vjedhja e pyllit".

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontrotroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme në tentativë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Dhunimi”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:  

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shkretërimi i pyjeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

 


Shkarko raportin 24 orësh