Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 26 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetepesë (85) aktakuza, kundër njëqindekatër (104) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).          

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka  ndaluar dy  (2) persona  të dyshuar, ka ngritur dy (2) aktakuza,  kundër gjashtë  (6) personave për vepra të ndryshme penale dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.  

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

56-61

7-11

2-6

2-2

7-7

7-11

4-6

85-104

Ndalimet

-

2

1

2

2

-

-

-

7

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

1-1

-

-

1-1

-

1-2

 -

3-4

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

1

-

-

-

-

1



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për këto vepra penale:

Njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Kanosja”,

Pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shantazhi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka  ndaluar dy  (2) persona  të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit  janë  dërguar në ndalim 48 orësh.  

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër gjashtë  (6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Grabitja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy  (2) personave për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”. 


Sekuestrimet:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të 232 pakove të barnave të ndryshme, nën dyshimin se është kryer vepra penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Njëri person është ndaluar, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa, tjetri është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer tri vepra penale ‘’Vjedhja’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’ dhe ‘’Mashtrimi’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve substancave psikotrope ose analoge’’.

 

 

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona,  për shkak të veprës penale “Detyrimi“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shantazhi”.

 


Shkarko raportin 24 orësh