Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 13 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza, kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzet (20) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave.

 

Gjithashtu, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është bërë një (1) kërkesë për bastisje dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar nëntë (9) persona, për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për bastisje në trembëdhjetë (13) lokacione të ndryshme. Gjithashtu, janë sekuestruar 35 (tridhjetepesë) shtëpiza kompjuteri, 31 (tridhjetenjë) monitorë kompjuteri, 4 (katër) llaptopa, 1 (një) veturë Audi A8, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona mobil, 5 (pesë) USB, 53 (pesëdhjetetre) CD, 2 (dy) revole me gaz, 52 (pesëdhjetedy) copë municion.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).        

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka ngritur nëntë  (9) aktakuza, kundër dhjetë  (10) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër  (4) aktakuza kundër pesë  (5) personave, për vepra të ndryshme penale.  

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

9-17

5-7

9-10

21-21

-

8-11

4-5

56-71

Ndalimet

9

5

1

2

1

2

-

-

20

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

1-1

-

-

-

3-3

-

 -

4-4

Bastisjet

1

-

-

-

-

-

-

-

1

Sekuestrimet

1

-

-

-

 

-

 

-

1

 

 

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar nëntë (9) persona, për veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të KPK-së, si dhe “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i KPK-së. Tetë (8) prej tyre janë ndaluar për 48 orë ndërkaq, një (1) person është liruar në procedurë të rregullt.

 

Bastisjet:

Gjatë 24 orëve të fundit janë bastisur trembëdhjetë (13) lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Vushtrri, me dyshimin se në këto lokale janë kryer veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të KPK-së, si dhe “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i KPK-së.

 

Sekuestrimet e përkohshme:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorisë Speciale janë sekuestruar;

  • 35 (tridhjetepesë) shtëpiza kompjuteri,
  • 31 (tridhjetenjë) monitorë kompjuteri,
  • 4 (katër) llaptopa,
  • 1 (një) veturë Audi A8,
  • 15 (pesëmbëdhjetë) telefona mobil,
  • 5 (pesë) USB,
  • 53 (pesëdhjetetre) CD,
  • 2 (dy) revole me gaz,
  • 52 (pesëdhjetedy) copë municion.

 

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose përdorimi i armëve”, “Kanosja” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose përdorimi i armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:     

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,         

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prodhimi, shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ndaluar gjithsej gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Të ndaluarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.  Pesë (5)  persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vjedhja”.


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur (9) aktakuza, kundër dhjetë  (10) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale "Lëndim i lehtë trupor" ,

Një   (1) aktakuzë kundër një (1) personi  për veprën penale “Mbajta ne pronësi, kontroll apo posedim te pa autorizuar te armeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi  për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Legalizimi i përmbajtjes së rreme" ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Vjedhja grabitqare’’ dhe ‘’Vjedhja e rëndë’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:

Pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Tentim dhunimi’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndara dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psiktrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme” dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur katër  (4) aktakuza kundër pesë  (5) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
 


Shkarko raportin 24 orësh