Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 02 nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

1

/

3

7

/

/

/

11

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

/

2 – 2

/

/

1 – 2

/

3 – 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi  ndaj personit zyrtar “.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Një (1) person me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndaluar për vepër penale "Kanosja" nga neni 182 të KPRK- së, si dhe vepër penale "Dhuna në familje" nga neni 248 të KPRK- së. Ndërkaq, një (1) person është ndaluar për vepër penale "Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave" nga neni 406 të KPRK- së. Po ashtu, një person është ndaluar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit. Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për vepër penale "Vjedhja e rëndë"  dhe "Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale". Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. 


Shkarko raportin 24 orësh