Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 01 nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për vepër penale "Vjedhja e rëndë"  nga neni 315 të KPRK- së.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

1

/

1

/

/

2

/

4

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 2

2 – 4

/

1 – 2

/

/

/

5 – 8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi seksual” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së dhe “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së dhe “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së.    


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për për vepër penale "Vjedhja e rëndë"  nga neni 315 të KPRK- së.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.


Shkarko raportin 24 orësh