Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 31 tetor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetegjashtë (96) aktakuza kundër njëqindekatërmbëdhjetë (114) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka  bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzetegjashtë (26) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

12 – 14 

8 – 9

20 – 26

/

47 – 49

9 – 16

96 – 114

Ndalimet

2

5

4

1

2

2

/

/

16

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

3 – 3

1 – 1

1 – 1

1 – 1

1 – 1

/

/

/

7 – 7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona për veprat penale ”Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i KPRK-së, “Kontrabandimi me migrant” nga neni 164 i KPRK-së dhe “Falsifikimi i dokumenteve, rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 390 dhe 391 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave. Nga kërkesa e parë është ndaluar një (1) person për veprën penale “Kontrabandë me mallra”, nga neni 317 paragrafi 1 lidhur me nenet 81 dhe 31 të KPRK-së, ndërkaq nga kërkesa e dytë janë ndaluar dy (2) persona për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i KPRK-së, “Kontrabandimi me migrant” nga neni 164 i KPRK-së dhe “Falsifikimi i dokumenteve, rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 390 dhe 391 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor “dhe “Sulmi seksual”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Ngacmimi”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së dhe “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.  Tre (3) persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së dhe “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së.   

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.         

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140 i KPRK-së;   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme” nga neni 319 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 320 i KPRK-së;  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 i KPRK-së;  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së;    

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për vepër penale "Sulmi" nga neni 184 të KPRK- së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Pejë, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për vepër penale "Kanosja", "Ngacmimi" dhe "Shantazhi".

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 8 (tetë)  aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për (1) një  vepër penale “ Sulmi ” nga Neni 184 par 1  të KPRK-së,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për (1) një  vepër penale “ Arratisja e personit të privuar nga liria ” nga Neni 397 par 1  të KPRK-së,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për (2) dy  vepra penale “ Vjedhje e Rëndë ” nga Neni 315 par 1  të KPRK-së,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për (1) një  vepër penale “Propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në Liri”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale  "Vjedhja e shërbimeve"  nga neni 314 i KPRK-së

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale  "Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor"  nga neni 261 i KPRK-së

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale  "Kanosja"  nga neni 181 i KPRK-së .


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzetegjashtë (26) personave, për këto vepra penale:

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe ‘’Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë janë ndaluar dy (2) persona. Një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 1 KPRK-së. Një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 1 KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Posedimi i  paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Ngasje në gjendje të paaftë ose të dehur”;

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Kanosje”;

Katër (4) aktakuzë kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i besimit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”;

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Grabitja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”.


Shkarko raportin 24 orësh