Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 18 Tetor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar  si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit,  ka ndaluar një (1) person për 48 orë, i dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).    

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fudnit, ka ndaluar pesë (5) të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhje rëndë”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj  një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

3

1

5

-

2

-

1

12

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

-

-

1-3

1-1

-

-

-

2-4

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vjedhja grabitqare” dhe “Shtytja”.

 Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” lidhur me verën penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalime nga prokurori i shtetit:

Prokuroria Themelore në Pejë,ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Katër (4) persona janë

ndaluar me urdhër të prokurorit të shteti, për shkak të veprës penale “Vjedhje rëndë”, ndërsa, një (1) person  i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Ndërtimi paleje”.  Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore e Pejës,  ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave, për

veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) person të dyshuar, me dyshim se ka kryer veprën penale  ‘’Mbajtja në pronësi,  kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë-Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh,  një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

 


Shkarko raportin 24 orësh