Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 25 shtator 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetetë (108) aktakuza kundër njëqindetetëmbëdhjetë (118) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Po ashtu, ka paraqitur një kërkesë për masë të arrestit shtëpiak për një (1) person, si dhe ka ngritur tridhjetë e një (31) aktakuza kundër  tridhjetë e pesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve janë dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy  (2) personi për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, janë ngritur gjithsej njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza, kundër tridhjetekatër (34) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

31 – 35

4 – 7

11 – 12

34 – 34

2 – 2

10 – 10

16 – 18

108 – 118

Ndalimet

/

3

2

2

3

1

/

1

12

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 2

/

2 – 2

/

/

/

/

4 – 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi të njëjtit dyshohen se ka kryer veprën penale “Lëndim i rënd trupor”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndim i rënd trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Falsifikim i parasë” .

Si dhe ka paraqitur një (1) për një kërkesë ,për një (1) person ,për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për veprën penale  “Falsifikim i dokumenteve ”,”Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë e një (31) aktakuza kundër  tridhjetë e pesë (35) personave , për vepra të ndryshme penale.

Shtatë (7) aktakuza për tetë (8) persona për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”;

Katër (4) aktakuza për pesë (5) personave , për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”;”

Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale “ Asgjësimi , dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndim i rënd trupor”;

Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale “Ndryshim i njehsorit të shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope  ose analoge”;

Një (1) aktakuzë për dy  (2) persona ,për veprën penale “Lëshim i ceceve pa mbulesë ose të rreme”,” Keqpërdorim i kartelave të bankës apo kreditit , paragrafi 3”;

Dy (2) aktakuza kundër  dy (2) personave , për veprën penale “Vjedhja”;

Dy  (2) aktakuza kundër  tre (3) personave , për veprën penale “Kanosje”;

Një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Vjedhja e pyllit ”me urdhër ndëshkimor.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar për 48 orë një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140 i KPRK-së.

Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar për 48 orë një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 i KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Një (1) person është ndaluar  për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”

Një (1) person është ndaluar  për veprën penale “Kanosje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”

Një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Aktakuzat:

Nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepër penale “Dhunë në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për (vepër penale “ Rrezikimi i trafikut publik ”

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për vepër penale “ Sulm ndaj personit zyrtar ”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza, kundër tridhjetekatër (34) personave, për këto vepra penale:

Njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Tentim Vrasje” nga neni 173 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 paragrafi 6 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 3 nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.4 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Shkarko raportin 24 orësh