Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 13 shtator 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka  ndaluar dy (2) të mitur për  vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) të miturit për vepër penale “Vrasje në tentativë”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në një rast.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

1

2

2

3

1

/

4

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

6 – 6

1 – 1

1 – 1

/

/

/

/

8 – 8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Kanosja”, dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, për veprën penale “Dhunimi”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së, si dhe ka ndaluar për 48 orë një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 3  i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) të mitur për  vepra të ndryshme penale. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 24 orësh. Një (1)  i mitur është ndaluar për vepër penale “Vrasje në tentativë”, ndërkaq një (1)  i mitur është ndaluar për vepër penale “Pjesëmarrja në rraje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) të miturit për vepër penale “Vrasje në tentativë”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Në njërin rast, një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa, në rastin tjetër dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, katër (4) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Lëndimi I Lehtë Trupor” dhe  “Lëndimi I Rëndë Trupor” sipas KPRKS-së.


Shkarko raportin 24 orësh